Kremtim qendror për 70-vjetorin e Galerisë Nacionale të Maqedonisë

Sonte (5 dhjetor 2018) në objektin “Hamami i Daut pashës”, në orën 20 do të hapet ekspozita me titull “Fillimet e kujtesës” 1948-1956 (ekspozitë nga arkivi i Galerisë Nacionale të Maqedonisë), që zhvillohet në kuadër të shënimit të jubileut “Shtatëdhjetë vjet Galeria Nacionale e Maqedonisë”...

NGM


Në këtë ekspozitë do të prezantohen 150 fletë dokumentesh origjinale arkivore të periudhës prej vitit 1948-1956 që do të dëshmojnë për rrëfimin e suksesshëm që ndërlidhet me formimin e galerisë, koleksionin e galerisë dhe mënyrën e menaxhimit. Kjo është një kujtesë për përpjekjet e mëdha të investuara, jo vetëm nga ekipi i udhëhequr nga Galeria e Arteve, por edhe nga institucionet shtetërore që me vetëdije dhe me përgjegjësi të madhe kanë dhënë mbështetje dhe kanë kontribuuar që sot Galeria Nacionale të ngritet në tempull arti dhe stimul i jetës kulturore në Maqedoni.   

Kuratorja e ekspozitës Sllavica Aleksoska thotë se nga hulumtimet e dokumentacionit përshtypje më të mëdha i ka lënë periudha vjetore 1948-1956 kur me këtë Galeri kanë udhëhequr artistët e shquar maqedonas Borko Lazeski dhe Nikolla Martinoski. Kjo është periudha e përmbushur me profesionalizëm, përpjekje dhe përgjegjësi jo vetëm te punonjësit në Galerinë e Arteve, por edhe te institucionet dhe organet shtetërore. Në një shtet të varfër me ekonomi të pazhvilluar ku ende ndjehen pasojat e luftës, impresionon shkalla e lartë e kultivimit të trashëgimisë kulturore dhe stimulimi dhe prezantimi i krijimtarisë bashkëkohore të artit figurativ. Në këtë periudhë janë bërë hapa të rëndësishëm në ekzistimin e këtij institucioni, respektivisht “Hamami i Daut pashës” është adaptuar në ambient galerie, është krijuar një koleksion i pasur i galerish dhe janë ngritur ekspozita nga vendi dhe ndërkombëtare.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia