Me promovimin e veprës “Odiseja dhe drama tjera” filloi programi maqedonas në Panairin e Librit në Pullë

Me krijimtarinë e shkrimtarit dramatik maqedonas Goran Stefanovski dhe me promovimin e veprës “Odiseja dhe drama tjera”  - që është vepra e tij e parë e përkthyer në gjuhën kroate, mbrëmë në kuadër të Panairit të Librit filloi programi rajonal i titulluar “Maqedonia lexon”.

pula2

Në promovimin e kësaj vepre, që ishte paraparë të zhvillohet me praninë e vetë autorit në interaksion me vizitorët, për shkak të vdekjes së tij të papritur për vetë Stefanovskin dhe për veprën dhe krijimtarinë e tij para publikut të shumtë folën shkrimtari dhe moderatori i programit Emir Imamoviq Pirke, aktorja e njohur serbe Mirjana Karanoviq, regjisori i njohur boshnjak dhe mik i afërt i autorit, Dino Mustafiq, prof. dr. Borisllav Pavllovski, përkthyesi i dramave të Stefanovskit dhe Robert Allagjozovski, shkrimtar dhe koordinator nacional për kulturë në Kabinetin e kryetarit të Qeverisë së RM-së. Gjatë promovimit të veprave të Stefanovskit u emitua edhe filmi me metrazh të shkurtër i titulluar “Name of the Game”, ku Stefanovski i hap aspektet e rrjedhave kreative, idetë dhe zhvillimin e tyre, pjesë nga shfaqjet teatrale “Mishi i egër” dhe “Odiseja”, ndërsa aktorja Karanoviq lexoi pjesë të po atyre dramave.

pula1

Programi rajonal, në fokus të të cilit është Maqedonia dhe letërsia bashkëkohore maqedonase, vazhdon edhe në ditët në vijim, duke prezantuar krijimtarinë e më shumë autorëve me renome nga Maqedonia.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia