Koncert i duetit Arjana Kuriu dhe Blerim Grubi në QIK Sofje

Në ambientet e Qendrës Kulturore-Informative të Maqedonisë në Sofje, Bullgari, më 9-të tetor në 18.30 do të jepet koncerti i duetit Arjana Kuriu në piano dhe Blerim Grubi në violinë ...

____1

Në kuadër të programit do të interpretohen kompozime të Rudolf Marashi, Tonin Harapi, Ramadan Sokoli, Ymer Skënderi, Desar Sulejmani, Tish Daija, Albert Paparisto, Tomisllav Zografski, Valton Beqiri, Rauf Dhomi dhe Genc Tukiçi.

Arjana Kuriu – Grubi ka diplomuar në vitin 1994 në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, në klasën e prof. Lejla Pula- Haxhiu. Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Shkup në klasën e prof. Todor Svetiev, ndërsa që nga viti 1994 është profesoreshë e pianos në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Tetovës.

Blerim Grubi ka diplomuar në vitin  1989 në Fakultetin e Artit Muzikor pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, në flasin e prof. Ljubomir Gospodinov, ku  vijon edhe studimet pasuniversitare. Pas magjistrimit punësohet në Filarmoninë e Maqedonisë. Grubi punon edhe si profesor në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës, është solist në Filarmoninë e Kosovës, i trios frymore “Kosova” dhe ansamblit “Bahus-Shkup”.

Të dy muzikantët, pianistja Arjana Kuriu-Grubi dhe violinisti Blerim Grubi deri tani kanë realizuar disa shfaqje të përbashkëta në Maqedoni dhe jashtë vendit.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia