Në Teatrin në Prilep premiera e shfaqjes “Kazimiri dhe Karolina” me regji të Nela Vitosheviq

Të martën  (9 tetor ) në orën 20, në skenën e Teatrit “Vojdan Çernodrimski” në Prilep do të shfaqet premiera e pjesës “Kazimiri dhe Karolina” me regji të Nela Vitosheviq ...

pretstava_vo_Prilep

Skenografia e shfaqjes është realizuar nga Kostantin Tërpenoski, kompozitor është Ognen Anasatasovski, dramaturge është Lidija Mitoska – Gjorgjievska, ndërsa është përkthyer nga Viktorija Rangellova – Petrovska.

Në shfaqje interpretojnë: Dimitar Gjorgjievski, Katerina Çakmakoska, Nikolla Nastoski, Zoran Ivanoski, Angela Naumoska e të tjerë. Nga teatri i Prilepit në njoftimin për shfaqjen ndër të tjera shkruajnë se “Kazimiri dhe Karolina” është një pjesë teatrale për ëndrrat e shkatërruara.

„Përmes fotografive që shkrihen me suptilitet njëra me tjetrën, kjo shfaqje vizaton izolimin e individit në një shoqëri që shkon drejt humnerës, si edhe delikatesën e marrëdhënieve ndërnjerëzore kur njeriu e humb punën, statusin, e të tjera”, thuhet në njoftimin për shfaqjen.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia