“Tikvesh rok-fest 2018” në Kavadarci

Prej dt. 13 deri 15 shtator në Kavadarci mbahet manifestimi kulturor “Tikvesh rok-fest 2018”. Në kuadër të festivalit, si pjesë e nën-programit e titulluar “Peizashe alternative” që është pjesë e manifestimit “Vala e re kulturore 2018”, sot (13 shtator) prej orës 20, në Galerinë e Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mazov – Klime” në Kavadarci do të zhvillohet promovimi i singlit të ri “Shkalla e re” e rok-bendit të Kavadarcit “Leksion”...

Nesër, në vendin e njëjtë, prej orës 20, do të hapet ekspozita “Obilvion” e piktorit – grafikut Trajce Jovanov nga Kavadarci, kurse në orën 20:30 është caktuar promovimi i albumit të ri rok bendit të Kavadarcit “Smoke Shakers” – “Stand Together”. Ditën e shtunë, më dt. 15 shtator, duke filluar prej orës 20, në skenën e Parkut të Revolucionit në Kavadarci, do të zhvillohet ngjarja e madhe e rokut, ku në koncert do të performojnë rok-bendet nga Kavadarci “Leksion” dhe “Bad-Ass-All” dhe mysafirët specialë të mbrëmjes rok-bendi maqedonas “Last Expedition”.

“Tikvesh rok-fest 2018” e organizon Shoqata e kulturës alternative “Alter Qendra” nga Kavadarci, ku anëtarë të kësaj shoqate janë shumë muzikantë, aktorë, artistë dhe poetë, realizohet më përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Vetëqeverisjes lokale.

___2018_-_

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia