Koncert i Orkestrës rinore botërore të xhazit në "Verën e Shkupit"

Orkestra rinore botërore e xhazit, e kryesuar nga dirigjenti amerikan Luis Bonila, nesër do të marrë pjesë në "Verën e Shkupit" me koncert në kino Frosina ...

nastan_1

Drejtoria për kulturë dhe art-Shkup e organizon koncertin në bashkëpunim me Rininë muzikore të Maqedonisë. Kjo është orkestra e parë rinore internacionale e xhazit në botë, e përbërë nga 18 muzikantë profesionistë të rinj të xhazit, të zgjedhur përmes audicioneve globale të hapura.

Bendi punon me dirigjentë, artistë dhe kompozitorë më të mirë të botës dhe brenda vitit mban turne, duke u prezantuar në skena prestigjioze evropiane dhe festivale të xhazit.

Orkestra rinore botërore e xhazit është formuar në vitin 2012 nga JM International - rrjet i organizatave joqeveritare për muzikë për të rinj.