Shpallje për edicionin e tetë të “Animaks Shkupi Fest”

Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Animaks Shkupi Fest” ka publikuar shpallje për të aplikuar në edicionin e tetë të festivalit, që do të zhvillohet në nëntor të këtij vit në Shkup ...

Animax_photo

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve dhe video materialeve është 20 shtatori i këtij viti, ndërsa të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë ato filma që janë punuar në teknikën e animuar, të prodhuara pas 1 Janarit të vitit 2017, dhe që më parë nuk janë prezantuar në festival.

Që të arrijnë të shqyrtohen, filmat duhet të paraqiten në një prej kategorive në vijim:  filma të shkurtër të animuar, filma të animuar me metrazh të gjatë (mbi 45 minuta) dhe filma të animuar për fëmijë. „Animaks Shkupi Fest“  organizohet nga shtëpia e produksionit Auripigment, në bashkëpunim me shkollën e filmit Tintiri-Mintiri nga Shkupi, me mbështetjen financiare të Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë dhe Qytetit të Shkupit, si edhe në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia