KOMUNIKATË PËR INSTITUCIONET NACIONALE NGA SFERA E KULTURËS PËR DORËZIMIN E DRAFT-PROGRAMIT VJETOR PËR VITIN 2019

Në bazë të nenit 70 të Ligjit për kulturën („Gazeta zyrtare e Republikës Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/2010, 47/2011, 51/2011, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), institucionet nacionale në qershor të vitit vijues e dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës draft-programin vjetor për punën e institucionit për vitin e ardhshëm ...

Në draft-programin vjetor jepen informacione për mjetet e nevojshme për: aktivitetet e programit, shpenzimet operative dhe kompensimet tjera për të punësuarit dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, të cilët do të angazhohen për realizimin e programit, shpenzimet materiale dhe shpenzimet për mirëmbajtje investuese, si dhe sigurimi, adaptimi dhe furnizimi i pajisjeve të nevojshme për institucionin.

Draft-programi përmban projekte me specifikimin e shpenzimeve sipas synimeve dhe aktiviteteve.

Formulari për draft-programin vjetor dhe formularët për projektet individuale, sipas veprimtarive të veçanta, duhet të shkarkohen nga ueb-faqja e Ministrisë së Kulturës (www.kultura.gov.mk), të plotësohen në mënyrë elektronike, duke i shkruar të dhënat në vendin e caktuar dhe të verifikohen me vulën e institucionit, si dhe me firmën e personit të autorizuar. Për secilin projekt individual plotësohet formular i veçantë nga veprimtaria e duhur.

Bashkë formularët e plotësuar patjetër duhet të bashkëngjiten edhe dokumentet e nevojshme që përmenden në secilin formular veçmas nga veprimtaria e duhur.

Me formularët mund të dorëzohen edhe dokumente/materiale të tjera për sqarim plotësues të projekteve, për të cilat institucioni vlerëson se janë të nevojshme që t’i dorëzojë. Dokumentet/materialet e dorëzuara me formularët nuk kthehen.

Për të gjitha të dhënat plotësuese lidhur me formularët mund të drejtoheni te njësia përkatëse e Ministrisë së Kulturës.

Ju paralajmërojmë se nuk do të merren parasysh formularët gjysmë të plotësuar dhe jo të plotë – pa dokumente të bashkangjitura.

MINISTRIA E KULTURËS

Образец за нацрт-годишната програма на националните установи за 2019 година

Образец за проекти од областа на заштитата на недвижното културно наследство, музејската дејност, заштитата на нематеријалното културно наследство, библиотечната дејност, дејност за заштита на аудиовизуелни добра

Обрзасци за проекти од областа на визуелните уметности, архитектурата и дизајнот

Образец за проект од областа на драмската дејност-аматеризам

Образец за проекти од областа на манифестации и фестивали

Образец за проект од областа на електронското издаваштво

Образец за публикација

Образец за списание

Обрзаец за издавање СД

Образец за проекти од областа на музичко-сценската дејност и фолклорот

Образец за проект од областа на драмската дејност професионална претстава

Образец за проект од меѓународна дејност

Образец за проект од областа на европските интеграции

Образец за инвестиционо и техничко одржување на објектите и опремата во државна сопственост


kultura_logo_2

oglas

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia