Ministri Ademi u takua me drejtorin e Panairit të Librit në Frankfurt

Në kuadër të vizitës zyrtare në manifestimin më të madh letrar në rang evropian, Panairi i Librit në Frankfurt, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot zhvilloi disa takime me strukturat drejtuese të panairit, me drejtorin për bashkëpunimin ndërkombëtar, Tobijas Vos dhe me drejtorin ekzekutiv të përgjithshëm, Jurgen Bos ...  
Frankfurt_12.10.2018_-_naslovna
 
Në takimet e zhvilluara ministri Ademi ka shprehur kënaqësinë që Republika e Maqedonisë prej disa vitesh është e pranishme në Panair dhe potencoi se ky manifestim është një mundësi e bukur, që përpara opinionit evropian dhe botëror të kulturës që prezantojë pasurinë e një kulture nacionale, politikat aktuale kulturore të një shteti, nivelin e zhvillimit të aktivitetit botues, por edhe potencialet tjera ekonomike, turistike dhe aspekte të tjera.
 
“Republika e Maqedonisë është një mjedis bashkëkohor kulturor letrar dhe prezantimi i autorëve nga  Republika e Maqedonisë dhe krijimtarisë së tyre në rang ndërkombëtar është prioritet i Ministrisë së Kulturës”, ka deklaruar Ademi.
frankfurt_9
 
Në takimet e zhvilluara ai i informoi bashkëbiseduesit se në Republikën e Maqedonisë bëhen përpjekje për të lehtësuar depërtimin e autorëve në tregun ndërkombëtar, përmes masave të ndryshme, si Konkursi për botues të huaj. Ademi njëherazi i informoi edhe për përpjekjet për të bërë sa më efektive punën e Agjencisë së Posaçme për Librin, e cila në të ardhmen do të kujdeset për të gjitha aktivitetet që lidhen me veprimtarinë letrare dhe botuese.
Në takimet me drejtorin për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe drejtorin ekzekutiv u shkëmbyen ide rreth përvojave dhe praktikave që mundësojnë promovimin efikas të një shteti në këtë manifestim të madh ndërkombëtar.
Frankfurt_8

Po ashtu u shpreh edhe interesi për një bashkëpunim më të madh me botuesit gjermanë dhe autorët, si edhe gatishmëria dhe interesimi për një bashkëpunim më të madh për prezantimin shtetëror të Republikës së Maqedonisë në kuadër të programit „Të ftuar nderi“ (Guest of Honour) të Panairit të Librit në Frankfurt. Ministri shprehu bindjen e tij se Republika e Maqedonisë dhe Ministria e Kulturës do t’i investojnë të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e tyre për një prezantim sa më dinjitoz të shtetit tonë në këtë panair prestigjioz.
frankfurt_12.10.2018_-_2_nova
Në orët e pasdites ministri i kulturës do të takohet edhe me drejtorin ekzekutiv të “Traduki”, ku Republika e Maqedonisë është anëtare fuqiplote që nga nëntori i vitit 2017.

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia