Ministri i Kulturës Ademi merr pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt

Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, prej sot (12 tetor) qëndron në vizitë pune në Frankfurt të Republikës Federale të Maqedonisë, me rastin e përfaqësimit të shtetit tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit ...

Frankfurt_2

Ky manifestim i panairit, që ka reputacion për ngjarjen më të rëndësishme të sferës letrare në korniza evropiane dhe botërore, është me rëndësi të madhe për promovimin dhe afirmimin e autorëve nga Republika e Maqedonisë dhe krijimtarisë së tyre, dhe e njëjta hap mundësi për bashkëpunim intensiv në sektorin e botimeve nga vendi ynë me kolegët e tyre nga e tërë bota. Në Panairin e Frankfurtit secilin vjet prezantohen mbi 7.000 botues prej 100 vendeve të botës, kurse ngjarja ka jehonë të madhe mediatike, me pjesëmarrjen e mbi 100.000 gazetarëve dhe rreth 300.000 vizitorëve.

Këtë vit Ministria e Kulturës për herë të parë paraqitet në rolin e Komisares për prezantim nacional. Shteti ynë në Panairin e Librit është prezantuar me shtandin e vet nacional ku do të ekspozohen edicione nga Maqedonia, për trashëgiminë kulturore që e posedojmë, si dhe përkthime të gjuhëve të huaja të veprave që janë përkrahur në kuadër të Konkursit të Ministrisë së Kulturës për botues të huaj.

Frankfurt_3

Në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt, që këtë vit mbahet në periudhën prej 11 deri 14 tetor, ministri Ademi do të marrë pjesë në ngjarjen që do të shënohet pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në këtë manifestim, më 13 tetor, kurse në agjendën e pasur gjatë kohës së qëndrimit, që sot, në orët e pasdites, ministri do të realizojë takim pune me Tobijas Vos, drejtor për bashkëpunim ndërkombëtar i Panairit të Librit dhe me Jurgen Bos, drejtor i përgjithshëm i Panairit në Frankfurt.

Për ditët e ardhshme janë parashikuar edhe takime tjera me përfaqësuesit e fondacioneve ndërkombëtare dhe manifestime letrare në funksion të pranisë dhe prezantimit sa më efikas të Republikës së Maqedonisë në tregun evropian letrar.

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia