Filloi Edicioni i 58-të i Verës së Ohrit

Me interpretimin e divës operistike Elena Moshuc, njëra prej këngëtareve më të mira operistike në botë, tenorit Kalin Bratesku dhe orkestrës simfonike të Filarmonisë së Maqedonase, nën dirigjimin e Nikollae Moldoveanu, sonte në skenën e Teatrit Antik në Ohër u hap Edicioni i 58-të i manifestimit më të madh muziko-skenik – festivali “Vera e Ohrit”...

ohridsko_leto_nova

Para publikut fjalim mbajti edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili theksoi se ndjehet vërtetë i nderuar që si shërbyes, pra ministër i artistëve,  ka kënaqësinë t’u drejtohet atyre, publikut dhe përkrahësve të festivalit muzikor më me renome në vend dhe në rajon.

“Arti është gjuha universale e botës. Thonë se gjuha është shpikur nga njeriu për të shprehur ndjenjat e tij, por realisht e përdor atë më shumë për t’i fshehur ato, për të gënjyer, për të vrarë. Vetëm në gjuhën e artit është çdo gjë e sinqertë, e pastër, hyjnore... Le të shijojmë këto muaj të gjuhës universale dhe hyjnore të artit dhe të rrezatojmë pak në këto kohë kur na nevojitet më së shumti. Të dashur artistë, skena është e juaja, na sillni të bukurën dhe të lartësuarën në jetën tonë”, porositi ministri Ademi.

Festivali u hap nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, që e mbështet manifestimin. Mesazhin në emër të artistëve e transmetoi aktori maqedonas, Nikolla Ristanovski.

Ohridsko_leto_nova_1

Edicioni i sivjetshëm i “Verës ë Ohrit” gjatë 40 ditëve do të ofrojë një program të pasur kulturor-artistik, me pjesëmarrjen e artistëve ekskluzivë nga 27 vende të botës, falë të cilëve Ohri këtë verë, ashtu si edhe vitet e tjera do të shndërrohet në një metropol të vërtetë të kulturës, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendi dhe rajoni.

Zjarri i festivalit, më 20 gusht do të fiket në vendin e njëjtë ku u ndez, në Teatrin Antik, me shfaqjen “Iliada” nga Homeri, me regji të Jernej Lorenci. Bëhet fjalë për një kooproduksion, projekt i Teatri Popullor të Sllovenisë SNG Drama Lubjana, Shtëpisë Cankariev dhe Teatrit të Qytetit. 

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia