Ministri Ademi në hapjen e Festivalit të Këngëve dhe Valleve të Stilizuara “Këngë Jeho” në Strugë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi,  sonte i është drejtuar publikut në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Këngëve dhe Valleve të Stilizuara “Këngë Jeho”, që mbahet në Strugë...

in2


Bëhet fjalë për manifestim tradicional kulturor, i cili që nga viti 1991 vazhdimisht e prezanton thesarin folklorik të kostumeve popullore dhe qëndisjes nga tradita e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në rajonin e Strugës. Deri më tani, në skenën e Strugës janë shfaqur më shumë se 20,000 artistë nga shumë vende të botës, edhe atë nga Shqipëria, Kosova, SHBA, Zvicra, Turqia, Mali i Zi etj.

in1

Në edicionin e 27-të i këtij viti, në Strugë do të paraqiten ansamblet nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Italia. Festivali përfundon të dielën, ku në skenë do të ngjiten gjashtë shoqëri folklorike, si dhe do të ndahen Çmimet për pjesëmarrësit.