Sonte, në OBM premiera e shfaqjes “Libretango”

Për herë të parë, në skenën e OBM  -së ,  më 14 qershor  (  e enjte) , me fillim në ora 20.00, do të jepet  premiera e shfaqjes së baletit “Libertango” nga Astor Pjacola,  ndërkaq, repriza do të jepet të shtunën 16 qershor , me fillim në ora 20.00 ...

Libertango_slika

Sonte, në OPB, do të jepet  premiera e shfaqjes “Libertango” me muzikë  të   Astor Pjacola-s, dhe në koreografi të Sabrina Bosko nga Italia.

Autore e libretos dhe regjisore e shfaqjes është Natasha Popllavska.Ngjarja  e përshkruan  rrugën e familjes italiane Pjacola – prindërit e tij Visente dhe Asunta , ku , shteti  jugor amerikan, u ka dhënë shpresë për një jetë më të mirë atyre, si dhe shumë migrantëve   të tjerë Italian.

Personazhin e  kompozitorit  Pjacola, që  paraqitet në tri periudha të jetës- si fëmij, i ri dhe në moshë, do ta luajnë: Marko Zdravkovski, Simone Xhiroleti dhe Dragan Koçovski. Në rolin e prindërve të tij, Asunta dhe Visente do të paraqiten Aleksandar Mijallkov dhe Vasill Çiçijashvili, ndërkaq, rolin e  tre  kërcimtarëve të njohur argjentinas, do ta luajnë Mimi Pop Aleksova-Atanasovska, Igor Velanoski, Natasha Josifovska dhe Marija Josifovska-Ristovska. Repriza e shfaqjes , do të jepet më 16 qershor.

 

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia