Thirrje e hapur për pjesëmarrje në Festivalin Ndërkombëtar “Dimri i Sarajevës 2019”

Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë e informon publikun se në periudhën nga 7 deri më 21 mars të vitit 2019 në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, do të mbahet Edicioni i 35 i Festivalit Ndërkombëtar “Dimri i Sarajevës”, i cili tashmë e ka shpallur thirrjen për pjesëmarrësit e mundshëm nga rajoni ...

Afati i fundit për pjesëmarrje në këtë festival është deri më 30 tetor 2018. Me këtë rast, ju ftojmë të vizitoni ueb faqen e Festivalitwww.sarajevskazima.ba, ku mund të informoheni rreth kushteve dhe të plotësoni formularin për pjesëmarrje.

 Festivali Ndërkombëtar “Dimri i Sarajevës”, i cili në vitin 2019 do të mbahet nën moton “Rrëmuja dhe tërbimi”, është ngjarje tradicionale kulturore dhe artistike në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, në kuadër të së cilës do të paraqiten përmbajtje të llojllojshme kulturore, si: shfaqje teatrore, koncerte, filma, ekspozita, panel diskutime, ngjarje letrare, arkitekturë, video dhe programe të tjera  - që paraqesin trashëgiminë kulturore të vendeve të rajonit. Festivali përfshin edhe programe të veçanta për fëmijët.


kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia